Dy persona të paidentifikuar kanë ndaluar një drejtues kamioni, e kanë zbritur atë nga mjeti dhe më pas i kanë vënë zjarrin kamionit.

Ngjarja është shënuar në orët e mbrëmjes pranë serave të xhamit në Fushë-Krujë, ku sipas sipas informacioneve paraprake, mësohet se është djegur plotësisht kamioni tip “Benz” me targa AA 160 IS me drejtues shtetasin E.B.

“Mjetit i kanë dalë dy persona para, duke e ndaluar, kanë zbritur shoferin dhe i kanë vënë flakën mjetit dhe më pas janë larguar”, njofton policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.