Policia e Dibrës ka goditur një grup kriminal të vjedhjeve me armë, i cili vepronte në Dibër, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi.
Në pranga u vu Bledar Roçi 20 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim L.R 25 vjeç, A.T 25 vjeç, B.H 23 vjeç, të tre këta persona të dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
Sipas burimeve nga policia, më 11.01.2015, Bledar Roçi në bashkëpunim me shtetasit L.R., B.H. dhe A.T, të cilët kanë qenë të maskuar, kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armës banesën e shtetasit N.V .
Ky grup kriminal dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda të ndodhura në Rrethin e Dibrës dhe Bulqizës ku po punohet për dokumentimin e tyre.





