E veja e diktatorit të Shqipërisë Enver Hoxha, deklaron në një intervistë në emisionin “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga, se asaj dhe bashkëshortit të saj nuk u dilnin paratë që merrnin nga rroga mujore.
Kjo sepse Enver Hoxha, u detyrua sipas Nexhmije Hoxhës të caktonte një rrogë të ulët për veten dhe për të, prej një doktrine të caktuar nga Lenini.
Nexhmije Hoxha tregon se në fillim Enveri merrte 36 mijë lekë, ndërsa ajo 22 mijë. Më pas, Hoxha i uli rrogat në 16 mijë lekë të tijën dhe 11 mijë të sajën.
Nexhmije Hoxha pohon në këtë intervistë që sipas saj është e fundit që jep, se “ka jetuar që të heqë baltën që hodhën mbi Enverin”.