Vazhdojnë aksionet e policisë përgjatë fundjavës, të cilat tashmë dokumentohen edhe përmes kamerave të instaluara në trupin e efektivëve.
Në këtë aksion janë angazhuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Renea, Shqiponjat, Qarkullimi Rrugor, Patrullat e Përgjithshme, Antidroga, Krimi Ekonomik e Policia Kriminale.
Duke përdorur Drager e Radar, kontrolle te imtësishme janë ushtruar në rrugët kryesore të qytetit të Durrësit, ku u arrestuan dy persona për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit, si dhe në akset kryesore nacionale të vendit.
Në kuadër të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në vend, Policia e Shtetit bën me dije se vetëm gjatë fundjavës janë arrestuar dhe ndaluar në total 96 persona për vepra të ndryshme penale.





