Amaneti i Ibrahim Kodrës, kubistit me famë botërore, ishte të prehej në Shqipëri, jo në fshatin e tij të lindjes. Këtë deklaratë bëri presidenti i nderit i Fondacionit “Ibrahim Kodra”, Jashar Arrëza.
Arrëza ka qenë themelues i fondacionit me dy degë në Shqipëri dhe në Kosovë, sipas amanetit të Ibrahim Kodrës, një kopje e të cilit në gjuhën italiane gjendet në zyrën e tij. “Ditën e varrimit të tij në Ishëm, kemi qenë me Behgjet Pacollin, kryetar i fondacionit për Kosovën dhe noterin e Ibrahim Kodrës dhe mikun e tij të ngushtë, që u mor me ceremoninë e varrimit. Miku i tij tha se nëse Kodra do të ishte varrosur në Milano do të ishte në varrezat e shquara të njerëzve të Milanos. Pjesë e nderit që i takon Kodrës është të varroset në një vend me figurat e shquara të kombit. Qëndrimi im është se vendimi për t’u zhvarrosur nga Ishmi është i drejtë. Kodra është figurë kombëtare dhe nderi i tij është të qëndrojë midis vëllezërve Frashëri, midis Faik Konicës dhe personaliteteve të tjerë”.
Prej ditësh, banorët e Ishmit janë duke protestuar kundër vendimit të Ministrisë së Kulturës për zhvarrimin e eshtrave të Kodrës nga fshati i tij i lindjes drejt Tiranës. Qëndrimet për këtë vendim janë të dyanshme. Në amanetin e Ibrahim Kodrës, nuk përcaktohet vendi i prehjes së tij të fundit, por nuk përcaktohet edhe nëse në fshatin e tij të lindjes ka njerëz, miq apo kushërinj, të cilët vetëm pasi Kodra u bë i famshëm në vendlindje, thonë se janë fisi i tij.
Kodra lindi në Ishëm më 22 prill të vitit 1918. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju-Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana,Renato Guttuso, me poete, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta.
Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze private, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara:
· Vatikan Muzetë, Vatikan
· Dhoma e Deputetëve (Itali), parlamenti italian, Itali
· Muzeu Kodra, Lugano, zvicerane
· Kosova Galeria Kombëtare e Arteve, Prishtinë, Shqipëria
· Muzeu Kodra, Milano, Itali
· Art Gallery nga bazilike Santuario di Santa Maria de Finibus terrae, Santa Maria di Leuca, Itali
· Art Gallery mbledhja e Metropolitan qytetin e Milanos (Provincia di Milano), Itali
Varri monumental i Ibrahim Kodrës, gjendet përballë hyrjes së kalasë së Ishmit.
K.H.