Një shqiptare, e cila kishte me vete edhe vajzën e saj, do të udhëtonte me një avion që e dërgonte direkt e në Angli me një dokument fals, por u arrestua nga policia italiane në aeroportin e Parmës.
29-vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, po përdorte një nga mijëra letërnjoftimet e vjedhura më 2 dhjetor në komunën e Campobasso-s në Itali. Ajo është shprehur para karabinierëve, se dokumentin e ka marrë nga një shtetas i huaj, të cilit nuk i dinte identitetin.
Policia italiane ka deklaruar se pas kontrolleve të zakonshme, shqiptarja u transferua në burgun e Modenas, ndërsa vajza i është besuar një familjeje italiane.





