Anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste kanë sjellë sot në Durrës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në një takim të mbajtur në ambientet e pallatit të sportit “Ramazan Njala”.
Takimin e hapi kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili tha se vjen me Ramën dhe PS-në pasi këta bëjnë shtet.
“Vij me Ramën dhe PS-në, se këta bëjnë shtet! Është detyrë e jona për të hapur sa më shumë partinë, dhe kjo realisht ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Të hapim partinë dhe të fusim në radhët e saj njerëz që duan të kontribuojnë në qytetin tonë të bukur. Që këta bëjnë shtet ne e ndiejmë dhe në sajë të reformave që janë ndërmarrë në qytetin tonë të Durrësit”, deklaroi Dako.





