Dy eurodeputetët që ndërmjetësuan futjen e opozitës në Kuvend vitin e kaluar pas një bojkoti prej disa muajsh do të mbërrijnë të hënën në Tiranë. Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan do të vijnë në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, të hartuar nga mazhoranca dhe opozita me kërkesë të kësaj të fundit, lidhur me disa kandidatura në zgjedhjet lokale dhe për disa deputetë në Kuvendin e Shqipërisë me rekorde kriminale në të kaluarën. Dekriminalizimi u miratua në Kuvend dhe Fleckenstein e Kukan do të vëzhgojnë nga afër zbatimin e këtij ligji. Ata pritet të takohen me grupet parlamentare të partive dhe me deputetë të ndryshëm.
Dekriminalizimi, Fleckenstein dhe Kukan të hënën në Tiranë për zbatimin e ligjit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirin e Lalzit, Sako: Janë evakuuar turistët dhe banorët
Arrestimi i Vlora Hysenit, vjen reagimi i parë nga PS: Nuk bëjmë avokatin e askujt
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore
Berisha: Drejtoresha e SHISH shërbëtore e krimit. Te Proda kanë gjetur snajper





