Deputeti socialist Erion Braçe është revoltuar me kolegun e tij Ben Blushin, dhe me anë të një statusi shpërthyes në Facebook, e akuzon Blushin se erdhi në PS përmes “kushërinjve” dhe se është një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Për deklaratat që ai lëshon, Braçe thotë që të shkojë të pyesë Berishën.

Pavarësisht që në këtë status, deputeti nuk përmend emra, lë të kupthet që i referohet Blushit.

Statusi i plotë i Erjon Braçes në Facebook:

DEGJO PAK O PUSHKE!!

As do e merrja mundimin ti shkruaja keto radhe, nese ajo qe paralajmerova dje, shpifja, fyerja, shantazhi nuk do ishin me germa te medha sot;

Po patjeter o pushke;

Une nuk krahasohem me kend, nuk e kam as deshire e as qellim.

Jam thjesht ai qe me njohin;

Nuk kam themeluar partine e Berishes; kam 24 vite ne Partine Socialiste te Shqiperise dhe ndjehem shume mire me zgjedhjen qe kam bere;

Nuk e kam te majten, partine, instrument kariere, permbushje te tekave te mia personale; e kam te majten bindje, ideologji, zgjedhje;

Nuk jam kaq, pra nuk e kam ate qe e quani "kariere" as prej kusherinjve, 
as prej "shoqnise", as prej marreveshjes mes shokeve udheheqes; e kam prej punes, punes nga atje poshte, rruga e organizata, baza i themi ne e me te cilen tallesh gjeresisht ti dhe ca shoke te tute nga "elita", e kam prej votes, madje i renditur nder me te votuarit edhe pse me qendrime teresisht kritike e "jashte sistemi" sic etiketonte mu kjo "elita" ne cdo rast;

Nuk bej kompromis per parime, pavaresisht ne kane menduar e vepruar ndryshe nga une, nuk kam lene shoke rruges kur jane cenuar parimet; pyet o pushke, se do te thone qe ne ate mbledhjen e fundit te 2013-tes, ate para se ciles ti lajmerove me gezim se une nuk do te isha me kandidat per deputet, une nuk kam folur per vete, por per parime, sipas bindjes sime te shkelura per disa ne liste e per disa jashte liste;

Nuk e kam stacion interesash Partine; i jam mirnjohes pa fund per mundesine qe me ka dhene per te sherbyer, si i majte; padiskutim cdo socialisti kudo, posacerisht ne berat, Fier e Lushnje, Divjake gjithashtu dhe, mundohem te jem cdo dite me ta, problemet e tyre, duke mundur te zgjidhe, por me shume duke degjuar, pa fund duke degjuar;

Pikerisht se i jam mirnjohes cdo socialisti, respektoj pa fund secilin nder ta, refuzoj qe partia te perdoret si shesh beteje per interesa kariere te gjithkujt; e refuzoj me te gjithe forcat e mia kete shfaqje te shpifur ku partia, cdo socialist ka detyrimin te degjoje e respektoje ambicien e gjithkujt, pa marre pas respektin ndaj probleme, halleve, angazhimit, kontributit por edhe vendimit te cdo socialisti.

Keshtu e mendoj une, e per kete si kam marre kurre leje kryetareve apo kryeministrave.

Te pakten kete gabim sduhej ta kishe bere o pushke;
Une nuk marr urdhra per te folur, them ate qe mendoj pavaresisht ne te pelqen ty apo secilit qe permbush interesat e tua kete here, si cdo here.

Sa per Berishen, e leme ketu kete ceshtje!!
Shih 24 vitet e mia ne politike, ta thashe njehere-une nuk kam dale nga partia e Berishes, dhe kupton sa gabim ke bere.

Ose e di cfare;
Shko e pyet Berishen njehere.

Ne fund,
Po ta perseris dhe ty;
Popullizmi e vret te majten.

E di si?
Si ne Greqi!!

Aaaa ti nuk e di ceshte e majta?
Ke te drejte!! Cu lidh ju me te majten? Asgje!!
Thjesht interesi per te perfituar nga pushteti!!