Kryetari i Partisë Demokristiane ka paralajmëruar për një bashkim të mundshëm të demokristianëve me kristiandemokratët. Këta të fundit kanë mbetur pa kryetar, që kur Mark Frroku u detyrua të përballet me drejtësinë.

Lajmin ai e ka bërë të ditur Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane, nëpërmjet një statusi në Facebook, ku thotë: “Lajm i mirë për faktorizimin e alternativës demokristiane në politikën shqiptare. Sot patëm një takim dypalesh me drejtuesit e Partisë Kristiandemokrate dhe Partisë Demokristiane, mbi mundësinë e bashkimit në një subjekt politik të përbashkët, nën siglën e PDK.”