Partia Demokratike ka dorëzuar sot një padi në Gjykatën Administrative kundër Bashkisë së Tiranës, për rritjen e çmimit të biletës së autobusëve urbanë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, padia vjen në të njëjtën ditë kur nisi aplikimi i rritjes së çmimit, nga 30 në 40 lekë. Ajo është depozituar nga këshilltarët e PD-së në Këshillin Bashkiak, të cilët një ditë më parë u bënë thirrje qytetarëve që të refuzojnë ta paguajnë çmimin e rritur.