Takimi i zhvilluar pak ditë më parë në Vlorë me anëtarë të PS-së ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie dhe presioni ndaj të pranishmëve. Sipas asaj që raporton “Syri.net”, si asnjë herë tjetër më parë, masat e sigurisë kanë qenë aq të larta, sa Garda e Republikës ka zhvilluar kontrolle të imtësishme me “gjurmues metali” për armë, të cilave u janë nënshtruar të gjithë të pranishmit në sallë, kontroll që është kryer në hyrje të pallatit të sportit (shih foton e parë).
Sipas burimeve të “Syri.net”, qindra simpatizantë të PS-së që kishin me vete edhe kartat e anëtarësisë u detyruan të qëndrojnë jashtë dyerve të pallatit të sportit, sepse ata nuk ishin në listat e përpiluara nga Koço Kokëdhima, duke sjellë kështu një injorim të plotë të kontributit të tyre në radhët e PS-së.