Ervin Dalipaj, i kërkuari i radhës për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut vjen nga radhët e forcave të rendit dhe nga poste jo pak të rëndësishme. Ja cili është ai:
37 vjeç, banues në Tiranë është një ish-oficer policie në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm.
Ish-shef i Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, i përjashtuar nga radhët e uniformave blu në 1 dhjetor 2013, me motivacionin për “dekonspirim të operacionit për lojrat e fatit”.
Më 29 janar 2016. Shpallet në kërkim me shkresën numër 830, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda cakton masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ndaj Dalipaj rëndojnë veprat penale “rrëmbim ose mbajtje peng të personit”, e kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.