Një automjet tip “Golf 4” është gjetur i braktisur me shenja plumbash.
Mjeti u gjet sot në aksin Lezhë-Laç dhe sipas konstatimeve të policisë, ai është goditur nga breshëri plumbash.
Uniformat blu kanë nisur hetimet dhe në vijim priten detaje të reja rreth ngjarjes.