Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim në një postim në “Twitter” shkruan se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila merren mësime.

Gjithashtu Kim thotë se e ardhmja duhet të zgjidhet mbi të kaluarën.

“Shumë diskutim këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të merren mësime – jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën”, shkruan Kim në postimin e saj.