Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi ka tentuar të korruptojë uniformat blu.

Kristjan Sulo është ndaluar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe ndërkohë që polici ishte duke mbyllur proçedurat e për heqjen e patentës, qytetari nga Lushnja i ka ofruar këtij të fundit 2 mijë lekë të reja.

Ai përballet tashmë me akuzën e korrupsionit.