Për herë të parë në historinë e futbollit amerikan (National Football League, NFL), një femër do të jetë trajnere e një skuadre dhe më saktësisht e Buffalo Bills. Edhe pse ky është një sport më së shumti burrëror, një femër do të ketë rol drejtues dhe ajo është Kathryn Bills, që do të ketë detyrën e trajneres së kontrollit të cilësisë.
Smith edhe vjet ka qenë pjesë e stafit drejtues, ku trajner është Rex Ryan dhe mbulonte rolin e asistentes administrative, pasi kishte mbuluar më parë detyra të ndryshme tek ekipi i New Jork Jets.
“Kathryn Smith ka bërë një punë të jashtëzakonshme për 7 vjet radhazi, duke punuar me stafin tonë”, tha trajneri Rex Ryan, duke komentuar detyrën e re që i është dhënë Smith.