Klubi i ligës së dytë angleze (Championship) Bolton Uonderers është prej kohësh në një krizë të thellë financiare. Dhe sipas raportimeve të medieve britanike, drejtuesit e klubit i kanë bërë me dije stafit se nuk kanë më para as për të paguar rrogat e janarit.

Sipas përllogaritjeve, Boltoni ka një borxh prej 250 milionë eurosh.