13 persona janë arrestuar për trafik droge dhe prostitucioni, mes tyre tre femra dhe dy shtetas turk. Burime nga policia bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme,u finalizua operacioni “ESKORT”, ku u godit një grup kriminal që organizonte shërbimin eskortë dhe prostitucionin në Tiranë dhe Elbasan.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

1-Silvana Nexhipi,
2-Ambra Isaku,
3-Xheje Dunga,
4-Franko Dervishi,
5-Eglantin Kapo,
6-Selcuk Kayashtetas turk,
7-Mehmet Ozgunoglu shtetas turk,
8-E.Y.
9-E.B.

Shtetasit e mësipërm u kapën pas një procedimi penal të nisur me herët nga ana e policisë së Tiranës.

Gjithashtu u arrestuan shtetasit:

1- Ervin Tanku ,
2-Hasan Kurmeta,
3-Jonid Jace,
5-Kevis Abazaj.

Gjithashtu u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 16 doza heroine, 10 telefona celulare dhe 3 automjete.