Pak ditë në parë trajneri i Realit të Madridit Zinedine Zidane u shpreh se Franca nuk mund të bëjë pa Karim Benzema në finalet e kampionatit europian, pasi në organikën e bluve nuk ka lojtarë të tjerë me cilësitë e sulmuesit të Los Blancos.
Për formën e shkëlqyer që po kalon 27-vjecari, i cili është i përjashtuar nga kombëtarja e Francës për shkak të përshirjen e tij në shantazhin që i është bërë Mathieë Valbuenas, foli për Lequipe edhe presidenti i Federatës Francece të Futbollit, Noel Le Graet. “Për vlerat e tij sportive, Benzema është i pazëvendësueshëm në përfaqësuesen e Francës. Sigurisht ai bëri një idiotësi dhe u soll si gomar, por cdo person mund të bëjë gabime ne jetë.”
Numri një i futbollit francez në njëfarë mënyre kërkon ta zbusë qëndrimin ndaj Benzemasë, por nuk shprehet për një heqje të mundshme të pezullimit nga kombëtarja e Francës. “E përsëris, Benzema është një djalë që më pëlqen shumë. Është e qartë se në këtë histori unë e kam mbrojtur shumë. Besoj se e gjithë bota ka të drejtë të keqkuptohet. Në të gjitha ambientet ka të mirë dhe të këqij që bëjnë gabime.”