Një trup i pajetë është gjetur sot, në qytetin e Elbasanit, pa shenja dhune. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se viktima, i moshës rreth 70 vjeç është i seksit mashkull, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i njohur. Nga informacionet paraprake dyshohet se vdekja e 70-vjeçarit të ketë ardhur për shkaqe natyrale. Policia e Shtetit, e cila ka shkuar në vendngjarje, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë shkaqeve të vdekjes së viktimës dhe identifikimin e tij.
Sipas dëshmive të mbledhura dhe hetimeve të kryera, duket se viktima ka gjetur vdekjen nga i ftohti.





