Pas gati 5 vjetësh që plagosi rëndë dy persona nga Tirana, policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e plagosjes, 34-vjeçarin në kërkim, Kreshnik Drita.
Nga burimet policore mësohet se Kreshnik Drita, është dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më datë 07.05.2012.
Ngjarja
Ngjarja për të cilën akuzohet i riu nga Durrësi ka ndodhur më datë 10.07.2011, në lagjen nr. 13 të qytetit. Pas një konflikti për motive të dobëta që Drita pati me dy persona nga Tirana, shtetasit Xh.R. 59 vjeç, dhe K.H. 27 vjeç, i ka goditur ata me mjete të forta duke i plagosur rëndë.
Pas krimit, Drita u largua nga vendi i ngjarjes për të përfunduar në pranga pas afro 5 vjetësh nga koha e ndodhisë.
S.L.





