Publikohen pamjet e ngacmimit seksual të një të miture nga Himara nga 72-vjeçari, Marko Guma.

 Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, por videoja është bërë publike ditën e sotme nga “News 24”.

Në një supermarket në Himarë, Guma ngacmon seksualisht 11-vjeçaren duke kryer veprime të turpshme. Siç shihet dhe në video, Marko Guma puth në buzë vazjën, më pas i jep asaj një shumë parash dhe e puth për të dytën herë. Vajza largohet e shokuar.

Skena është parë nëpërmjet kamerave nga shitësja, e cila ka nisur t’i flasë dhe më pas lajmëron policinë.

Marko Guma u arrestua menjëherë nga policia e Vlorës, por pak ditë më pas, ndaj tij u përcaktua masa e “arrestit shtëpiak”.