Një taksist shqiptar ka ndërruar jetë gjatë një ndeshjeje futbolli në Angli, pasi e ka zënë rryma teksa tentoi të kalonte një përçues elektrik jashtë fushës për të marrë topin.
Albert Xhediku, 34 vjeç, ishte dërguar menjëherë për në spital nga miqtë e tij, megjithatë aty u njoftua se ka vdekur. Kompania që udhëheq sallën sportive tani ka ndërmarrë hetime urgjente së bashku me policinë. Një zyrtar i komunës së Portsmouthit ka thënë se Alberti kishte vdekur teksa provonte të merrte topin.
“Isha duke luajtur me të. Vetëm godisnim topin dhe patëm momente të mira. Kur ndodhi të gjithë e dinim, ishte shumë e frikshme. Do të na mungojë. Ishte shok shumë i mirë”, ka thënë një nga miqtë e tij, raporton “Mirror”.
Alberti ishte fans i Liverpoolit dhe Barcelonës.





