Policia e Fierit, në bashkëpunim me efektivët e komisariatit të Lushnjës, kanë finalizuar me sukses një operacion antidrogë, duke bërë të mundur sekuestrimin e një sasie kanabis sativa, dhe arrestuar poseduesin e saj e shpallur në kërkim bashkëpunëtorin.
U arrestua Aleksi Cauli, 50 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve) dhe u shpall në kërkim si autor i dyshuar në bashkëpunim, shtetasi me iniciale A.C.
Në kuadër të operacionit “Këmishtaj”, Aleksi Caulit në banesën e tij në fshatin Këmishtaj, iu gjetën dhe sekuestruan:
– 2 kg e 725 gramë kanabis sativa.
– 1 armë zjarri pistoletë TT Model 56.
– 1 krehër pistolete së bashku me 8 fishekë.





