Një operacion i policisë italiane ka goditur një bandë të trafikut të kokainës dhe të heroinës, e cila futej në Itali kryesisht nga Shqipëria dhe Maroku.

Mediet italiane nuk i kanë bërë ende publikë emrat të cilët janë pjesë e bandës, por policia është duke kryer arrestime në qytetet e Venecias, Bolonjës dhe Rovigo.

Ky operacion antidrogë në Itali është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në vijim priten të zbardhen detaje rreth këtij rasti.