Një defekt teknik është bërë shkak që një automjet të merte flake sot në hyrje të tunelit Elbasan-Tiranë. Nga flakët u përfshi automjeti i tipit “Peugeot”, me targa AA 015 LO.

Nga të dhënat e para raportohet se drejtuesi i mjetit, sapo ka parë makinën të lëshojë shkëndija, ka zbritur dhe ka dhënë alarmin. Në vend kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse.