Juventus meriton një "10" me yll. Bardhezinjtë koleksionojnë fitoren e 10-të radhazi në kampionat duke shkatërruar 4-0 në transfertë skuadrën e Udinezes. Kampionët e Italisë marrin hak për humbjen e fazës së parë.

Heroi edhe sot ishte argjentinasi Paulo Dybala, i cili shënoi një dopietë. "La Yoya" hapi serinë e golave në minutën e 15-të me një ekzekutim mjeshtëror të një goditje dënimi. Më pas erdhi goli i Khedirës. Manduzkic fitoi një 11-metërsh, dhe la vendasit me një lojtarë më pak. Nga pika e bardhë Dybala u tregua shumë i saktë, ndërkohë që Alex Sandro mbylli pjesën e parë me një gol spektakolar në hyrje të zonës me këmbën e djathtë.

Juve ka 2 pikë më pak se Napoli i vnedit të parë dhe 2 më shumë se Interi i vendit të tretë. Roma nga ana tjetër bëri një tjetër hap falls duke barazuar 1-1 me Hellas Veronën. Goli i Naingolan ishte i pamjaftueshëm, pasi miqtë barazuan me Pazzinin nga pika e bardhë.