Tenisti australian Bernard Tomic ka befasuar të gjithë në ndeshjen ndaj rusit Gabashvili, të vlefshme për raundin e tretë të turneut të Sidneit. Pasi humbi 6-3 setin e parë dhe në disavantazh 3-0 në setin e dytë, tenisti vendës ka lënë në mes ndeshjen, duke deklaruar se ka problem fizike.

Por në fakt arsyeja është një tjetër: Tomic e ka mendjen te Australia Open dhe nuk ka dëshirë të vazhdojë të luajë më në këtë turne. Që në setin e parë ai pati një debat me gjyqtarin e ndeshjes, duke i dhënë se nuk i intereson më si turne: “Javën e ardhshme është Australia Open, kam një short të mirë dhe nuk më intereson më ky si turne”, i thotë Tomic gjyqtarit, që nga ana e tij përpiqet t’i mbushë mendjen të vazhdojë lojën. Pasi rikthehet në fushë, në setin e dytë vendos të tërhiqet, por kjo ka krijuar jo pak polemika në Australi, për gjestin e tenistit Bernanrd Tomic.