Ishte 28 vjeç, por deklaroi se ishte 19. Kjo është historia e Jufusa Jafa, lojtari që është aktivizuar me të rinjtë e Milanit, Interit dhe Bolonjës. Ai është akuzuar së bashku me të atin e tij si falsifikator i moshës. Jafa i kishte plotësuar të gjitha dokumentet si të ishte 19 vjeç, por ata që e denoncuan morën të dhëna që të çojnë te mosha e vërtetë e Jafas.

Investigimi për moshën e tij nisi fillimisht nga profili i tij në “Facebook”, ndërsa më vonë shoqëria e tij e shkollës kujtonin vitet e kaluara.Nga ai moment kuptohet se mosha e shokëve të futbollistit dhe mosha e tij nuk korrespondojnë. Jafa deklaronte se kishte lindur në vitin 1996, por në të vërtetë ditëlindja e tij ishte në vitin 1987.

Një mashtrim që mund t’i kushtojë shtrenjtë futbollistit nga Gambia. Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në futboll. Më parë Eriberto-Luciano është përfolur për diçka të tillë, por edhe Minala i Lacios.