Teuta duket mjaft e interesuar për të afruar lojtarë cilësorë në këte merkato. Drejtuesit e skuadrës dhe trajneri Gugash Magani janë vënë në kërkim të lojtarëve të tjerë për të forcuar ekipin në mënyrë që të vazhdojë të luftojë për objektivat që ka në këtë sezon.

Pas Nijaz Lenës, një tjetër ish-lojtar i Flamurtarit në këtë sezon është drejt akordit me skuadrën durrsake. Bëhet fjalë për sulmuesin Mario Morina, i cili tashmë është një lojtar i lirë pas prishjes së kontratës me vlonjatët dhe mund ta vazhdojë karrierën ku të dëshirojë.

Pas lajmeve që e lidhën me një rikthim tek Tirana dhe akordit me Kukësin, tashmë edhe Teuta është një pistë e re për lojtarin. Për kalimin e tij në Durrës mund të ketë shumë faktorë, ku njëri prej tyre është edhe njohja me trajnerin Magani, me të cilin lojtari ka marrëdhënie të mira si edhe objektivat që ka skuadra e Teutës në këtë sezon.