Dy shqiptarë që kanë realizuar 29 grabitje në banesa të ndryshme në Itali, duke arritur të përfitojnë rreth 1 milion euro, janë arrestuar nga policia e vendit fqinj.

Shqiptarët e moshës 27 e 41 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë autorë të grabitjeve të kryera në komunat përreth rivierës së Lago Maxhores, përreth provincave të Varesës, Verbanias e Novaras gjatë periudhës qershor-korrik 2015.

Në shumicën e objekteve të vjedhura, janë dhe disa makina luksoze.