“Emri i Zotit është Mëshirë” është titulli i librit-intervistë të Papa Françeskut me vatikanistin Andrea Tornielli të së përditshmes italiane La Stampa, që doli sot në qarkullim në libraritë e 86 vendeve të botës njëkohësisht.

“Papa është njeri, që ka nevojë për mëshirën e Zotit,” – thotë Papa Françesku, teksa i përgjigjet pyetjeve gjatë bisedave me Andrea Tornielli. Pikërisht nga këto bisedë lindi libri i titulluar “Emri i Zotit është Mëshirë”. Papa Françesku, në këtë vëllim, prek një gamë të gjërë temash, që nga ndjenjat e tij personale të zgjedhjes si Papë e deri tek misioni i Kishës.