Nga Shijaku në Sukth, makinat e Ndërmarrjeve të Pastrimit po mbledhin mobiliet e dala jashtë përdorimit të të gjitha familjeve që u përmbytën javën e kaluar, pas daljes së lumit Erzen nga shtrati.
Dyshekët, kolltukët, batanijet, elektroshtëpiaket e gjithçka tjetër që këta banorë kanë blerë me mund e djersë prej vitesh, po përfundon në plehra!