Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar gjatë orëve të pasdites së kësaj të diele tek ish-parku i autobusëve në kryeqytet.
Mësohet se policia është njoftuar se ka pasur 3-4 të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pasi ka marrë këtë informacion forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë gjetur disa gëzhoja.
Deri tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërsa policia ka bërë të ditur se dyshohet se është qëlluar në ajër.