Në operacionin e koduar “Mali i thatë” policia arrestoi Orlind Pilincin me banim në fshatin Podgorie ndërsa shpalli në kërkim babain e tij Arben Pilinci, kryeplak të këtij fshati. 44-vjeçari, i cili rezulton se është me precedentë të mëparshëm penale për “vrasje me dashje” dhe armëmbajtje pa leje.

Në lokalin në pronësi të tyre në fshatin Podgorie, në automjetin tip “Ford” me targa AA 450 CA, si edhe në banesë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 kg e 70 gr. lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, 1 armë zjarri pistoletë TT me nr 13034562 ,me krëhër me 6 fishekë, 32 fishekë luftarakë, të kalibrit 9 mm, 8 fishekë luftarakë, të kalibrit 7.62 mm, 10 kapsolla detonatore, 4 thika, 1 automjet tip “Ford” me targa AA 450 CA, 1 automjet tip “Haner” me targa AA 111 JZ, 6500 Euro, 200 000 lekë, 1 aparat metal kërkues, ngjyrë i gjelbër, 1 tavolinë pokeri, me 2 kuti me fisha, raporton Opinion.al.

Materialet në ngarkim të bab e bir i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Organizim i llotarive të palejuara”, të kryera në bashkëpunim.