Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Fier pranë vendit të quajtur Kopshtit Zoologjik. Sipas raportimeve të para që vijnë nga policia një person është gjetur i vrarë në makinën e tij ndërsa dy të tjetër janë plagosur. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy makina të djegura, ku njëra është gjetur në Vajkan.

Janë ende të paqarta rrethanat dhe identiteti i viktimës dhe personit të plagosur, ndërkohë që ajo që dihet është fakti se në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë gjetur të djegura dy makina.