Një grua është arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëshorti i saj.

File Bajrami, 57 vjeçe, banuese në Kurbin, është vënë në pranga pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e saj, policia gjeti një armë zjarri pushkë, model 63 dhe 86 fishekë model 56, të cilat i mbante pa leje.

Policia bën të ditur se ka shpallur në kërkim dhe bashkëshortin e gruas, Idriz Bajrami, 58 vjeç.

Ndaj dy bashkëshortëve rëndon akuza e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.