Dy persona janë vënë në prangat e policisë së kryeqytetit të akuzuar për goditjen me sende të forta të dy të tjerëve. Aleksandër Balaj, 44 vjeç, banues në Tiranë dhe Sandër Balaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, të ndaluar nga policia ditën e djeshme, pas një debati janë konfrontuar fizikisht duke goditur me grushta dhe me sende të forta B.T., 42 vjeç, banues në Kukës dhe M.T., 38 vjeç, banues në Kukës.

Mësohet se konflikti ka nisur pasi Aleksandër Balaj, më 22 dhjetor ka mësuar se bashkëshortja e tij, F.B., 42 vjeç, banuese në Tiranë, ka paraqitur një kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes dhe ka bërë kallëzim ndaj tij, pasi është dhunuar. Sipas noa.al 44- vjeçari pasi ka dëbuar nga banesa bashkëshorten e tij ajo kishte shkuar për t'u strehuar tek banesa e vëllait të saj shtetasit R.T., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Balaj bashkë me vëllanë e tij, ka shkuar në banesën e kunatit ku është konfiktuar dhe janë goditur. Si pasojë e goditjeve, nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar rëndë Aleksandër Balaj, i cili është shtruar në Spitalin e Traumës.