Policia në Lushnje ka nisur hetimet pas denoncimit të pronarëve se gjatë natës në supermarketin e tyre janë vjedhur 970 mijë lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kongresi’, ku gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat dhe janë futur nga dritaret brenda supermarketit, ku dhe kanë vjedhur shumën e parave. Situata u evidentua mëngjesin e sotëm, kur punonjësit shkuan në punë si zakonisht dhe vunë re xhamat e thyer dhe paratë që mungonin në kasë.