Eneda Tarifa fiton festivalin e 54 në RTVSH, duke marrë njëkohësisht dhe biletën për në Eurovision 2016. “Përrallë” është titulli i këngës me tekst dhe kompozim të krijueses së re, Olsa Toçi dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit.
Reagimet edhe në këtë rast kanë qenë të shumta, duke e quajtur këngën fituese si të paralajmëruar. Ndërsa të tjerë komentojnë se kënga e Enedës ishte zgjidhja më e mirë në këtë festival demode të këngës shqiptare.