Një sherr mes dy femrave në lagjen nr.1 në Durrës ka degjeneruar deri në përdorimin e gërshërëve., për pasojë njëra prej tyre ka mbetur e lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa nuk dihet ende dinamika e saj dhe identiteti i dy protagonisteve të përfshira në sherr.

Burime nga policia e Durrësit, bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se të dyja shtetaset janë shoqëruar në komisariat.