Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti ka ndodhur pranë mbikalimit të këmbësorëve Shkozet, ku dy makina, një mjeti tip Reno Megane me targa AA 800 BZ me drejtues shtetasin A.Sh është perplasur me mjetin tip Benz Fuoristradë me targa AA 288 MM, drejtues shtetasin Mirand Lala 42 vjeç, banues në Maminas.
Për pasojë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, shtetasi A.Sh. 32 vjeç, banues në Durrës. Ndërkohë, ndodhen në gjendje serioze për jetën në Spitalin e Durrësit, shtetasit: A.B. 30 vjeçe, banues në Durrës, pasagjere në mjetin tip Reno Megane dhe Q.K. 58 vjeç, banues në Maminas, pasagjer në mjetin tip Benz Fuoristradë.
Ndërkohë nga të dhënat zyrtare të policisë është mësuar se është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mirand Lala, pasi ndodhej në sens të kundërt dhe kishte konsumuar pije alkoolike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjajres.