Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar ditën e sotme në segmentin rrugor Rrëshen-Milot, ku si pasojë gjeti vdekjen një 17-vjeçar.

Në vendin e njohur si mbikalimi i Milotit, dy automjete tip Benz u përplasën me njëra-tjetrën, ku njëra prej tyre, ajo me targa  AA 620 AD u përmbys, ndërsa Benz-i me targa AA 198 BI doli nga rruga. Si rezultat i aksidentit, humbi jetën 17-vjeçari me iniciale A.P, banues në Rrëshen, që ishte pasagjer në njërën prej makinave.

Ndërkaq, policia arrestoi dy drejtuesit e mjeteve, Gentjan Mandrejan dhe Gjergji Kaçorrin, të dy banues në Mirditë.