Një 33-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë me kanabis sativa në shtëpi si dhe në oborrin e tij kultivoheshin bimë narkotike.

Edmond Mehmeti u arrestua ditën e djeshme më 25 dhjetor, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij si edhe nga kontrolli i banesës u gjetën rreth 300 gramë kanabis sativa si dhe disa bimë narkotike të kultivuara në oborrin e banesës.

Ndaj 33-vjeçarit tashmë rëndojnë dy akuza: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.