Dritan Zagani, ish-shefi i Antidrogës në Fier do të përballet edhe me një akuzë të tretë.
Gazeta “Shqip” shkruan se burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme thonë që krahas shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzimit të krimit, Zagani akuzohet edhe për largim të të paraburgosurit nga vendi i qendrimit.
Kjo dosje ka shkuar në gjykatë ashtu si dhe të parat, ndërsa oficeri i policisë mësohet se ka kërkuar azil politik në Zvicër ku dhe po qëndron së bashku me bashkëshorten dhe vajzat e tij.
Ai ka dhënë disa intervista për mediat në Shqipëri dhe ato italiane, duke akuzuar politikanët, ndërsa ka përmendur edhe disa emra që sipas tij janë trafikantë.
Ndër akuzat më të forta të tij janë ato ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për favorizim të trafikut të drogës.





