Klajdi Gjeçi, 28 vjeç, është personi i rrëmbyer sot në mbrëmje në Tiranë. Ai njihet si person me precedent penalë në kryeqytet. I riu akuzohej për plagosje, por doli nga burgu në maj të këtij viti.

Sipas policisë, Gjeçi pati një sherr për makinat me tre të tjerë, por nisur nga e kaluara e tij, dyshohet se shkak i rrëmbimit të jetë tjetër.

Ende  nuk ka gjurmë të rrëmbyesve dhe pengut, edhe pse ngjarja ndodhi në mes të Tiranës, në zonën mjaft të populluar në rrugën e Dibrës.