Një refugjat shqiptar 20 vjeç ka treguar kurajë të madhe, pasi ka ndërhyrë në një konflikt mes një somalezi dhe një siriani që kishte shpërthyer në një qendër azili në Lehnitz, Gjermani. Ai ka parandaluar somalezin që i kishte drejtuar thikën e kuzhinës sirianit, shkruan mazonline.de.
Me këtë rast, shqiptari i ri ka pësuar lëndime të lehta duke ia marrë sulmuesit thikën nga dora, transmeton albinfo.ch.
Somalezi i dhunshëm është arrestuar, i cili ishte një person tashmë i njohur për policinë.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21.30.