Çështja e pronësisë është bërë sërish shkak për një konflikt të ashpër mes të afërmish.

Dy kushërinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke u goditur me mjete të forta, dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes në fshatin Proptisht në Pogradec, nga ku policia bën me dije se sherri ka ndodhur mes dy kushërinjve K.Alla 40 vjeç dhe V.Alla 37 vjeç.

Sipas policisë, V.Alla ka goditur me mjete të forta, në pjesë të ndryshme të trupit kushëririn e tij shtetasin K.Allan, i cili është dërguar në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.