Arrestohet një shqiptar në Itali, pasi tentoi të vidhte dyqanin poshtë shtëpisë së tij në Toskanë.
Ilir Merko, 44 vjeç, u neutralizua brenda pak minutave nga karabinierët e zonës Altopascio në banesën e tij. Sipas policisë italiane, shqiptari ka tentuar të vjedhë me një pistoletë lodër. Me fytyrën e zbuluar, ai ka ka hyrë ditën e djeshme rreth orës 18.30 në dyqanin që ndodhej poshtë shtëpisë së tij duke i drejtuar armë shitëses.
Por mjaftoi që vajza të refuzonte dhe të bërtiste, që shqiptari të largohej, raportojnë mediet italiane.
Emri i Ilir Merkos nuk ishte i panjohur për policinë italiane pasi kishte precedentë të mëparshëm penal. Ai është dënuar me dy vjet e katër muaj për grabitje dhe posedim armësh zjarri pa leje. Gjatë kësaj kohe ai po vuante dënimin e tij nën arrest shtëpie.





